Ndërlidhjet

Peri tërhiqet nga gara republikane


Guvernatori i Teksasit, Rik Peri, ka braktisur garën për nominim presidencial të Partisë Republikane.

Duke folur në konferencën për media në Karolinën e Jugut, Peri ka uruar kandidatin Njut Gingriç.

“Sot, unë pezulloj fushatën time dhe uroj Njut Gingriçin për president të Shteteve të Bashkuara. Besoj se Njut është një vizionar konservator, që mund ta transformojë vendin tonë”, ka thënë Peri.

Ai ka kryesuar sondazhet e kandidatëve të Partisë Republikane prejse është futur në garë në muajin gusht, por ka bërë një sërë gabimesh gjatë fushatës dhe debateve.

Peri ka përfunduar në vendin e pestë në zgjedhjet në Ajoa, ndërsa në të gjashtin në Nju Hempshir.

Ditë më parë, nga gara republikane është larguar edhe Mishell Bahmen.
XS
SM
MD
LG