Ndërlidhjet

Liga Arabe përfundon misionin në Siri


Mandati i misionit vëzhgues të Ligës Arabe në Siri përfundon sot. Kreu i misionit thuhet se është duke finalizuar raportin mbi dhunën e vazhdueshme, që do të diskutohet të shtunën, në takimin e ministrave të jashtëm të Ligës Arabe.

Këta të fundit, sipas disa raporteve, pritet të shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së misionit edhe për një muaj.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më herët ka bërë të ditur se gjatë 10 ditëve të para të monitorimit në Siri, janë vrarë rreth 400 njerëz.

Parprakishit, OKB ka thënë se mbi 5,000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, në muajin mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG