Ndërlidhjet

Pakistan, rrëmbehet shtetasi italian


Italia ka bërë të ditur se një shtetas i saj është rrëmbyer në Pakistan.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në pjesën jugore të provincës Punxhab.

Sipas raporteve të mediave, shtetasi italian është njëri nga dy punëtorët e një organizate joqeveritare – që të dy të kidnapuar.

Ministria e Jashtme italiane ka refuzuar të japë detaje, duke u thirrur në “ndjeshmërinë e rastit”.
XS
SM
MD
LG