Ndërlidhjet

Mbrojtja e Mlladiqit s’është e gatshme deri në tetor


Mbrojtja e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, ka thënë se nuk është e gatshme të paraqitet para gjyqit deri në muajin tetor.

Gjykatësit e Tribunalit për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi kishin caktuar muajin mars si kohë për nisjen e gjykimit.

Në seancën e sotme dëgjimore, avokati Branko Llukiq, ka thënë se është “e pamundur për avokatët mbrojtës të analizojnë qindra-mijëra faqet e akuzave para përfundimit të tetorit”.

"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Ai është arrestuar në maj të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG