Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Është vrarë operativisti i lartë i al-Kaidës


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se operativisti i lartë i al-Kaidës është vrarë gjatë një sulmi me aeroplan pa ekuipazh, në fillim të këtij muaji.

Zyrtarë të paemëruar u kanë thënë agjencive perëndimore të lajmeve se sulmi brenda Pakistanit, më 10 janar, e kishte për cak personin, Aslam Avan, i përshkruar si “planifikues i jashtëm i operacioneve” për al-Kaidën.

Zyrtarët e Pakistanit nuk kanë mundur të konfirmojnë se Avan ishte vrarë nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh në provincën kufitare, Vaziristani Verior.

Raportohet se ky ishte njëri nga sulmet e para në afro gjashtë javë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara gabimisht i kishin vrarë 24 kufitarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG