Ndërlidhjet

Turqi: Mijëra vetë protestuan për vrasjen e gazetarit armen


Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër qendrën e Stambollit në Turqi, për ta shënuar pesëvjetorin e vrasjes së gazetarit turko-armen, Hrant Dink.

Ky marsh u bë vetëm një ditë pasi një gjykatë në Turqi e dënoi me burg vetëm njërin prej të akuzuarve për këtë vrasje, ndërsa 19 të tjerë u liruan nga akuza se ishin pjesë e grupit terrorist, që kishte dorë në vrasje, përfshirë edhe liderin e këtij grupi.

Avokatët e familjes së të ndjerit Dink thonë se ata janë ankuar në një gjykatë më të lartë.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, kanë thënë se do të flasin për këtë rast, vetëm pas procesit të apelimit.

Shtetet e Bashkuara thonë se po e ndjekin rastin për së afërti.

Mbështetësit e gazetarit të ndjerë thonë se Hrant Dink, me gjasë, është vrarë për shkrimet e tij lidhur me “gjenocidin” turk të armenëve të krishterë në vitin 1915.
XS
SM
MD
LG