Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Të dhënat e OKB-së ndihmuan në vrasjen e shkencëtarit


Irani pretendon se informacionet, që dyshohet se kanë rrjedhur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së, ishin shfrytëzuar në vrasjen e njërit prej shkencëtarëve iranianë gjatë javës së kaluar.

Shkencëtari Mostafa Ahmadi Roshan, ishte vrarë në Teheran më 11 janar, pasi në derën e veturës së tij kishte eksploduar një bombë magnetike.

Zëvendës ambasadori iranian në OKB, Eshagh Al Habib, tha se ekziston “dyshim i lartë” se informacionet e “siguruara nga trupat e Kombeve të Bashkuara” ishin përdorë për planifikim të vrasjes.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirki, tha se këto akuza po shqyrtoheshin.

Irani i kishte fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për këtë vrasje.

Të dy këto vende e kanë hedhur poshtë çfarëdo roli në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG