Ndërlidhjet

Pakistan: Raportet me SHBA presin “rivlerësim”


Ministrja e jashtme e Pakistanit, Hina Rabani Khar, thotë se raportet me Shtetet e Bashkuara mbesin në pritje të “rivlerësimit” pas sulmit ajror kufitar të NATO-s.

Ajo ka thënë sot se derisa “procesi i rivlerësimit të mos kompletohet, ne nuk mund ta fillojmë riangazhimin” me Uashingtonin.

Megjithatë, ministrja Khar ka vlerësuar se aleanca e gjatë me Amerikën ishte e rëndësisë jetësore për të dy vendet.

Nga sulmi i NATO-s më 26 nëntor në kufirin me Afganistanin, u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Kjo shkaktoi krizë në marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara – Pakistan, që kishte përshkallëzuar në muajin maj të vitit të kaluar, kur forcat speciale amerikane e vranë Osama bin Ladenin në Pakistan.
XS
SM
MD
LG