Ndërlidhjet

logo-print

Marina amerikane e shpëtoi një anije peshakatare iraniane


Marina e Shteteve të Bashkuara thotë se e ka udhëhequr operacionin e shpëtimit për ta ndihmuar ekuipazhin e anijes peshkatare iraniane, që po fundosej, në Detin Arabik. Ky ishte operacioni i tretë i këtillë në dy javët e fundit.

Marina njoftoi se helikopterët Sihok, nga aeroplanbartësi amerikan USS Dui, e vërejtën anijen që po zhytej, me emrin Al Mamsur, ditën e mërkurë.

Marina tha se ekuipazhi i anijes Al Mamsur, kishte luftuar kundër depërtimit të ujit në anije për tri ditë, e pastaj ishin larguar nga ajo.

Ky operacion i shpëtimit u bë në periudhën e ngritjes së tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit lidhur me kërcënimin e Teheranit, për ta bllokuar Ngushticën e Hormuzit, që është një dalje strategjike për transportin e naftës në Gji.
XS
SM
MD
LG