Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Opozita ka shprehur shqetësim në Kuvend


Përfaqësuesit e partive politike opozitare, në fillim të seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas protestës se mbajtur me 14 janar nga Lëvizja Vetëvendose.

Deputetët opozitarë kanë kërkuar nga të gjitha institucionet e vendit që të ndërmerren masa në drejtim të zgjidhjes së problemeve.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti, tha se subjekti i tyre kërkon funksionimin e plotë dhe demokratik të institucioneve të vendit.

Hamit ka thënë po ashtu se Qeveria e Kosovës duhet të zbatoj vendimet e Kuvendit të Kosovës

“Si votuese të mocionit, LDK-ja e përjashtojmë çfarëdo metode të dhunshme të zbatimit te tije çoftë nga ana e subjekteve politike, çoftë nga ana e qeverise. Marrëveshja është gjithmonë zgjidhja më e mirë politike e brendshme për interesat e Kosovës dhe popullit te saj”, tha Hamiti.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi se ajo që po ndodh ditëve të fundi në Kosovë është pasojë e degradimit të jetës në Kosovë dhe humbja e shpresës së qytetareve për një jetë më të mirë.

“AAK e thërret Kuvendin e Kosovës, popullin e Kosovës të gjitha forcat politike që të fillojnë ta sjellin Kosovës në normalitet, që të ikin nga ekstremet çoftë të djathta çoftë të majta, çoftë ekstremeve të cilat po thonë se në Kosovë ka ardhë fundi i patriotizmit dhe nuk ka nevojë për patriotizëm”, deklaroi mes tjerash Gjini.

Ndërsa, deputeti Rexhep Selimi, ka përsëritur kritika në drejtim të Qeverise së Kosovës dhe mos zbatimin e vendimit të Kuvendit për reciprocitet ndaj Serbisë.

“Qeveria e Kosovës duke shkelur mbi qytetarët e saj, shkeli mbi vendimin e kuvendit, shtypi me dhunë zërin e qytetarëve, mbylli me dhunë kufirin me Shqipërinë dhe hapi me dhunë kufirin me Serbinë”, tha Selimi.
XS
SM
MD
LG