Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Senatorët francezë ta refuzojnë legjislacionin për armenët


Turqia ka kërkuar sot nga senatorët francezë që ta refuzojnë legjislacionin, sipas të cilit konsiderohet krim, nëse mohohet se vrasjeve masive të armenëve nga Perandoria Osmane, nuk ishin “gjenocid”.

Ministri i jashtëm, Ahmet Davutogllu, në komentet në televizion, tha se Turqia pret që Franca “t’i respektoj vlerat evropiane para çdo gjëje tjetër”.

Sipas tij, “nëse ky legjislacion kalon, do të mbetet si njollë e zezë në historinë intelektuale të Francës”.

Dhoma e Ulët në Francë e ka miratuar këtë legjislacion muajin e kaluar, sipas të cilit çdokush që e mohon se vrasjet masive të armenëve në vitin 1915 ishin gjenocid, mund të dënohet me burgim. Turqia e dënon këtë vlerësim të zhvillimeve në vitin 1915.

Këtë javë një komision i Senantit francez ka rekomanduar që Senati ta refuzoj legjislacionin. Votimi për këtë propozim pritet të hënën.
XS
SM
MD
LG