Ndërlidhjet

Traditat e tokës së ndërtuar nga emigrantët


Llouell
Llouell
Qyteti verilindor i Masaçusetc, Llouell, nuk është shumë i madh. Atje jetojnë vetëm 100,000 banorë dhe nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme.

Është qytet i klasës punëtore, krenar për historinë e tij si qendër e tekstilit. Madje, është fakt që disa njerëz e konsiderojnë djep të revolucionit industrial të Amerikës.

Por, ajo çfarë e bën Llouellin unik është përqafimi i njërës prej traditave më të mëdha amerikane: mikpritja e emigrantëve.

Irakianët janë grupi i fundit që ka përjetuar këtë ndjenjë. Rreth 50 familje nga Iraku janë vendosur në këtë zonë, në disa vitet e fundit. Shumë nga të ardhurit punonin me koalicionin e forcave të udhëhequra nga SHBA në Irak – një punë kjo që i vinte ata dhe familjet e tyre në rrezik.

Në rrezik ishte edhe Ahmed Al-Zubaidi, para se të vendosej me familjen e tij në Llouell, vitin e kaluar.

Ata jetonin në Uzbekistan, ku Al-Zubaidi, me profesion gazetar, publikoi një shkrim për torturat e presidentit irakian, Sadam Husein. Fillimisht, u përball me thirrje kërcënuese. Më pastaj, derisa një natë kthehej në shtëpi nga darka, u rrah aq shumë saqë kaloi dy muaj në spital për t’u shëruar.

Por, ishte jashtëzakonisht e frikshme kur, më 4 janar, u sulmua me gur edhe dritarja e restorantit irakian, që Al-Zubaidi dhe vajza e tij, Lejla, kishin hapur në qendër të Llouellit.

Lajmi për vandalizmin u përhap shpejt në mesin e komunitetit irakian. Brenda pak ditësh, një veteran i Luftës së Vietnamit, i quajtur Patrik Skenllon, vizitoi restorantin Babilon, që mbante emrin e vendlindjes së Al-Zubaidit.

Ai mblodhi edhe shokët e tij, veteranë ushtarakë, për të drekuar në Babilon dhe për t’i treguar familjes së Al-Zubaidit dhe të gjithë emigrantëve irakianë në Llouell, se mund të llogarisin në mbështetjen e shoqërisë.

Mediat lokale dhe kombëtare ishin aty për të dokumentuar ngjarjen e jashtëzakonshme.

Skenllon i tha gazetës “The Lowell Sun” se Ahmedi po jetonte “ëndrrën e vërtetë amerikane”, me hapjen e Babilonit dhe të restorantit të dytë brenda gjashtë muajsh. Ai nuk po siguronte vetëm familjen e tij, por edhe irakianët e tjerë të punësuar, tha Skenllon.

Atë që dikush vjen dhe hedh gur përmes kësaj dritareje – që ne e konsiderojmë një krim të urrejtjes – është totalisht e papranueshme.
Atë që dikush vjen dhe hedh gur përmes kësaj dritareje – që ne e konsiderojmë një krim të urrejtjes – është totalisht e papranueshme. Përpjekja për t’i trembur këta njerëz, që kanë kaluar nëpër shumë gjëra, është e papranueshme jo vetëm këtu, por kudo. Ne jemi veteranë dhe shumë nga ne kanë qenë në luftë. Ne jemi të zemëruar për këtë që dikush e ka bërë në mes të natës, për ta frikësuar këtë popull. Prandaj, ne jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë”, tha Skenllon.

Pamjet televizive tregonin Al-Zabuaidin të befasuar se si turma njerëzish i mësynin restorantit të tij.

Njeriu që ka gjuajtur gurin, është arrestuar, por thotë se nuk ka vepruar nga urrejtja. Policia i beson, por jo edhe mbështetësit e emigrantëve si Skenllon. Ata mendojnë se ka vepruar nga urrejtja për vendin ku Amerika sapo ka përfunduar luftën e përgjakshme tetëvjeçare.

Amerika është themeluar nga emigrantët – një fakt ky që e përcakton dhe e dallon në botë. Por, gjatë kohës së luftës, ajo ka një histori të bëmash që duken si armike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, amerikanët japonezë u dërguan në kampet e internimit, ndërsa amerikanët gjermanë u zhveshën nga liritë themelore civile. Edhe pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, zyrtarët amerikanë morën burra myslimanë në pyetje, shumë nga të cilët dolën të jenë të pafajshëm.

Por, mënyra se si shoqëria e Llouellit i është përgjigjur familjes së Al-Zubaidit tregon se nuk ka vend për dyshimet e të huajve në tokën e ndërtuar nga emigrantët.

Ky solidaritet na jep kurajë për të qëndruar. Në zemrën time nuk ka më frikë, sepse ka shumë njerëz të mirë pas nesh”, u ka thënë Al-Zubaidi gazetarëve, teksa shikonte tavolinat e mbushura plot. (v.t.)
XS
SM
MD
LG