Ndërlidhjet

Sarkozi: Sulmi kundër Iranit shkakton “luftë dhe kaos”


Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, tha sot se sulmi ushtarak kundër Iranit, do “të nxiste luftë dhe kaos në Lindjen e Mesme”.

- Intervenimi ushrarak nuk do ta zgjidhte problemin, por do të shkaktonte luftë dhe kaos në Lindjen e Mesme, dhe ndoshta, më gjërë. Duhet të bëhet çdo gjë që të evitohet ndërhyrja ushtarake, tha Sarkozi.

Këto komente ai i bëri sot në Paris, në fjalimin para diplomatëve.

Sipas tij, ndërhyrja ushtarake nuk e zgjidhë problemin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin fuqitë perëndimore konsiderojnë se ka për qëllim prodhimin e armatimit atomik.

Irani i refuzon këto akuza.
XS
SM
MD
LG