Ndërlidhjet

HRW: Liga Arabe ta publikoj raportin për Sirinë


Grupi Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, ka kërkuar sot që Liga Arabe ta publikoj raportin final të misionit vëzhgues të tij në Siri.

Sara Le Uajtson, drejtoreshë për Lindjen e Mesme në HRW, tha se publikimi i raportit është i domosdoshëm për shqyrtimin e shqetësimeve se misioni monitorues “ishte manipuluar nga autoritetet e Sirisë”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se vlerësimi transparent i misionit vëzhgues mund të përcaktoj nëse monitoruesit duhet të mbeten në Siri.

HRW, poashtu, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të imponoj embargo të armatimit ndaj Sirisë, në kuadër të përpjekjeve për ndaljen e dhunës në këtë vend.
XS
SM
MD
LG