Një disident i burgosur kubanez ka ndërruar jetë pas 50 ditësh grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të tij.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se 31-vjeçari Uilliam Villar Mendoza po vuante dënimin prej 4 vjetësh heqje lirie, për, siç thuhet, “shpërfillje” të autoriteteve.
Ai ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar. Autoritetet kubaneze nuk e kanë komentuar rastin.
Komuniteti ndërkombëtar kishte dënuar ashpër Kubën kur një tjetër disident, Orlando Zapata, vdiq në shkurt të 2010-ës, pas 85 ditësh grevë urie.