Ndërlidhjet

"Rrjedha e Jugut" nis në dhjetor


Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka thënë se do të nisë ndërtimin e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha e Jugut” në fund të këtij viti.

Në deklaratën e bërë publike në ueb-faqen e saj, kompania bën të ditur se “në përputhje me udhëzimin e kryeministrit rus, Vladimir Putin, për të shtyrë përpara projektin, Gazprom-i ka miratuar planin e ri që kërkon nisjen e ndërtimeve në dhjetor të 2012-ës”.

“Rrjedha e Jugut” është menduar të sjellë rreth 63 miliardë metra kub gaz çdo vit në Evropë.

Projekti, me një kosto prej 20 miliardë dollarësh, do ta sjellë gazin rus përgjatë Detit të Zi për në bregdetin bullgar dhe më pas në brendi të Austrisë dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG