Ndërlidhjet

Ambasadori verikorean peshkon ilegalisht


Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se ambasadori i Koresë së Veriut është kapur teksa peshkonte ilegalisht në një lum të Berlinit.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Shafer, tha se ambasadori Ri Si Hong nuk do të përballet me ndonjë procedurë të mëtejshme, pasi ka imunitet diplomatik.

Shafer shfaqi shpresën se ambasadori “nuk do ta përsërisë veprën”.

Ri Si Hong po peshkonte pa leje në brigjet e lumit Havel, në jugperëndim të Berlinit.
XS
SM
MD
LG