Ndërlidhjet

Kanali iranian zhduket nga ekranet britanike


Kanali iranian “Press TV” do të “zhduket” nga ekranet e televizionit britanik sonte, pasi Rregullatori Mediatik i Britanisë i ka revokuar licencën.

Përmes deklaratës në ueb-faqen e tij, “Press TV” ka thënë se ky hap “është shembull i qartë i censurës”.

Rregullatori Mediatik Ofcom ka thënë se transmetuesi në fjalë nuk ka përmbushur kushtet e licencës.

Po ashtu mësohet se “Press TV” nuk ka paguar gjobën prej 154,000 dollarësh, për shkak të transmetimit të intervistës me gazetarin e burgosur të “Newsweek”, Maziar Bahari, që është zhvilluar nën detyrim.
XS
SM
MD
LG