Ndërlidhjet

VV: Protesta mbahet më 22 janar


Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të mbajë protestën e paralajmëruar më 22 janar në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, e cila synon që në emër të reciprocitetit të bllokojë hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë.

Vendimi, thuhet në një njoftim për media, u mor pas një mbledhje të jashtëzakonshme që Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje mbajti sot pas seancës së Kuvendit, ku u miratua një mocion, i cili hedh poshtë mocionin e mëhershëm për reciprocitetin, të cilin kjo lëvizje e përdori si bazë ligjore për mbajtjen e protestës së 14 janarit.

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi mocionin e ri për reciprocitet me Serbinë. Për të votuan 59 deputetë, 41 ishin kundër dhe një abstenoi.

Mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës e shfuqizon atë të 7 dhjetorit të inicuar nga Vetëvendosje për reciprocitet të plotë me Serbisë.
XS
SM
MD
LG