Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 21 janarin në vite…

  • RFE /RL

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova


2006 - Vdes në moshën 62-vjeçare presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

1977 -
Presidenti amerikan Xhimi Karter, u jep falje të pakushtëzuar qindra mijëra njerëzve që i ishin shmangur thirrjes për Luftë në Vietnam.

1793 - Një ditë pasi u dënua për konspiracion me fuqitë e huaja dhe u dënua me vdekje nga Konventa Kombëtare Franceze, Mbreti Louis XVI ekzekutohet në gijotinë në Revolucionin de Vendi la në Paris.

1905 - Lindi në Paris, Kristian Dior, njëri prej kreatorëve më të mëdhenj të modës në botë.

1911- Lindi Uilliam Red, kineasti i njohur si Stenli.

1976 - Concorde Supersonic, bën fluturimin e parë komercial nga Britania dhe Franca.

1981 - Autoritetet në Teheran lirojnë pengjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i kanë mbajtur ata për 444 ditë rresht.

1996 - Një traget i mbingarkuar përmbytet në një stuhi të papritur në brigjet Sumatra, Indonezi, rreth 340 njerëz humbin jetën.

2004 - “MER-A”, sonda amerikane në planetin e Marsit, ndërpret komunikimin me misionin kontrollues. Problem kishte paraqitur një prishje në sistem dhe ajo ishte riparuar në mënyrë të kontrolluar nga toka më 6 shkurt.

2008 - Ndodh e Hëna e Zezë në tregjet financiare të mbarë botës. Bursat amerikane shënojnë rënien më të madhe brenda një dite në histori, ndërsa ato evropiane u mbyllën me rezultatet më të këqija që nga 11 shtatori i vitit 2001. Bursat e Azisë përmbyllën ditën me një rënie prej 15 për qind.(z.p.)
XS
SM
MD
LG