Ndërlidhjet

SHBA-ja mund ta mbyllë ambasadën e vet në Damask


Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni është duke e konsideruar mundësinë e mbylljes së ambasadës së vet në Damask, për shkak të, siç thuhet, përkeqësim të situatës në kryeqytetin sirian.

Kërcënimi i SHBA-ve erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se besonte që presidenti Bashar al-Asad nuk ka më kontroll të plotë mbi vendin që ai drejton.

Të paktën gjashtë njerëz u vranë dje në Siri, dy ditë para se Liga Arabe të vendosë se a do t’i mbajë vëzhguesit atje, pavarësisht dështimit të tyre për ta ndalur gjakderdhjen.
XS
SM
MD
LG