Ndërlidhjet

Kina kërkon nga Irani që t’u kthehet bisedimeve


Kina ka kërkuar nga Irani që t’i rifillojë bisedimet lidhur me ambiciet e saj bërthamore.

Asistenti i ministrit të jashtëm kinez, Vu Hailong tha se Pekini dëshiron që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, përmes bisedimeve dhe jo përmes sanksioneve dhe mjeteve ushtarake.

Këto komente ai i dha gjatë një vizite të një delegacioni iranian, të udhëhequr nga zëvendës sekretari i Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë së Iranit, Ali Baqeri.

Komentet e Hailong vijnë një ditë pas deklaratave të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Kllinton, e cila paralajmëroi se Irani po shkon drejt një "rruge të rrezikshme", në ndjekje të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG