Ndërlidhjet

Nigeri: Shtatë të vrarë nga sulmet me bombë


Policia thotë se shtatë persona kanë vdekur dje në shpërthime të shumta me bombë në Kano të Nigerisë dhe se bombardimet ishin sulme të koordinuara drejt caqeve të sigurisë.

Zyrtarja për media e Policisë, Olusola Amore tha përmes një deklarate se tetë lokacione janë sulmuar gjithsej, përfshirë bazën e policisë, tri stacione të tjera të policisë, pastaj bazën e shërbimeve të sigurisë dhe zyrën e imigracionit.

Policia ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në Kano, vend ky që vuan nga sulmet e shpeshta nga sekti islamik i Boko Haramit.

I njejti grup e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me bombë ditën e Krishtlindjeve në një kishë jashtë kryeqytetit Abuja, nga i cili mbetën të vrarë 37 njerëz dhe më shumë 57 të tjerë të plagosur.
XS
SM
MD
LG