Në Kosovë u shënua gjashtëvjetori i vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, me homazhe te varri, te familja e tij dhe me një akademi përkujtimore.
Presidentja Atifetja Jahjaga, nën patronazhin e së cilës është mbajtur akademia përkujtimore, tha se përkujtimi i veprës kolosale të Ibrahim Rugovës u bën nder të gjithë kosovarëve.
Sipas saj, në kohërat më të vështira, presidenti Rugova mori vendime të rëndësishme, që “përcaktuan kahet e historisë dhe përcaktuan fatin tonë si popull në rrugëtimin e Kosovës shtet të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me SHBA-të”.
Ajo tha se Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik në rrethanat më të rënda të historisë së popullit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se Rugovës dhe gjeneratës së tij i takon merita e krijimit të partive pro perëndimore dhe çrrënjosjen nga sfondi të ideve komuniste.
“Neve, pasardhësve të tij, na mbetet të punojmë për forcimin e demokracisë në shtetin tonë dhe transformimin shoqëror që do të siguronte integrimin në NATO e BE dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë Jahjaga.