Ndërlidhjet

Irani thotë se prania amerikane në Gji nuk është risi


Trupa e Gardës Revolucionare të Iranit tha sot se vendosjen e luftanijeve amerikane në pjesën e Gjirit e konsideron aktivitet të tyre rutinor.

Agjencia e lajmeve IRNA e ka cituar zëvendës komandantin e kësaj Trupe, Hosein Salamin të ketë thënë se luftanijet amerikane dhe forcat e tyre ushtarake janë në Gjirin Persik dhe në rajonin e Lindjes së Mesme që shumë vjet dhe se vendimi i tyre lidhur me dërgimin e një luftanije të re nuk është një çështje e re dhe se ajo duhet të interpretohet si pjesë e pranisë së tyre të përhershme.

Kjo deklaratë duket se minimizon paralajmërimet e fundit të Teheranit drejt Uashingtonit për të qëndruar jashtë rajonit, mes tensioneve rreth programit bërthamor të Iranit dhe sanksioneve perëndimore.
XS
SM
MD
LG