Ndërlidhjet

Gjashtë vjet nga vdekja e Rugovës


Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova
Në Kosovë u shënua gjashtëvjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, me homazhe te varri, vizita te familja e tij dhe me një akademi përkujtimore.

Presidentja Atifete Jahjaga, nën patronazhin e së cilës është mbajtur akademia përkujtimore, tha se përkujtimi i veprës kolosale të Ibrahim Rugovës* u bën nder të gjithë kosovarëve.

Sipas saj, në kohët më të vështira, presidenti Rugova mori vendime të rëndësishme, që “përcaktuan kahet e historisë dhe përcaktuan fatin tonë si popull në rrugëtimin e Kosovës shtet të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me SHBA-në”.

Jahjaga tha se Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik në rrethanat më të rënda të historisë së popullit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se Rugovës dhe gjeneratës së tij i takon merita e krijimit të partive pro-perëndimore dhe çrrënjosjes nga sfondi të ideve komuniste.

“Neve, pasardhësve të tij, na mbetet të punojmë për forcimin e demokracisë në shtetin tonë dhe transformimin shoqëror që do të siguronte integrimin në NATO e BE, dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë”, theksoi presidentja Jahjaga.

* Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të shtypit ndërkombëtar për vdekjen e presidentit Rugova:


RUGOVA - HAVELI I KOSOVËS

XS
SM
MD
LG