Ndërlidhjet

logo-print

Karzai thotë se është takuar me militantët rebelë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai lajmëroi sot se ai është takuar personalisht me një delegacion të militantëve rebelë.

Karzai u tha parlamentarëve në Kabul se “së fundmi, ne kemi pasur negociata me një delegacion të Hezbi Islamit”.

Ai nuk tregoi se kur është mbajtur takimi.

Hezbi Islami është një grup radikal kryengritës, i udhëhequr nga Gulbudin Hekmatjar, i cili hyn në listën e terroristëve nga qeveria amerikane. Ky grup operon në pjesët veriore dhe lindore të Afganistanit.

Lajmërimi për takimin vjen në një kohë kur është rritur vrulli për bisedime të paqes dhe për gjetjen e mënyrave për t'i dhënë fund konfliktit afgan.
XS
SM
MD
LG