Ndërlidhjet

logo-print

Karolina e Jugut voton për kandidatin republikan


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gara për të zgjedhur kandidatin e Partisë Republikane për ta sfiduar presidentin e tanishëm amerikan, Barak Obama, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka arritur sot në shtetin e Karolinës së Jugut.

Kandidati kryesor, Mit Romni kryeson sondazhet përpara Nut Gingriç dhe Rik Santorum.

Ron Paul është kandidati i katërt dhe i fundit në këtë garë, pas dorëheqjes së guvernatorit të Teksasit, Rik Perri, më herët këtë javë.

Romni, një ish-guvernator i shtetit të Masequsets, veçse i ka fituar zgjedhjet në Nju Hempshir dhe në Ajoua, me shpresën se do të dalë i pari edhe në Karolinën e Jugut.
XS
SM
MD
LG