Ndërlidhjet

Dy diplomatë rusë, të dyshuar për spiunazhë, lëshojnë Kanadanë


Dy diplomatë rusë e kanë lëshuar Kanadanë, në mesin e supozimeve për spiunazhë.

Ambasada ruse në Otava ka mohuar që largimi i diplomatëve ka të bëjë me skandalin e spiunazhit.

Të hënën, prokurorët kanadezë akuzuan një oficer të inteligjencës së marinës, Xhefri Paul Delisle se ka shpërndarë sekrete ushtarake për një njësi të huaj ekonomike.

Qeveria kanadeze nuk i ka konfirmuar spekulimet nëse Rusia ishte përfituesja e informacioneve shumë të ndjeshme kanadeze dhe të NATO-s.
XS
SM
MD
LG