Ndërlidhjet

logo-print

Lëshohet nga spitali bebja e tretë më e vogël në botë


Ajo që besohet të jetë bebja e tretë më e vogël e lindur ndonjëherë, është lëshuar nga një spital i Los Engjëllës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bebja, e quajtur Melinda Star Guido, kishte lindur 16 javë para kohe në fillim të muajit gusht.

Në kohën kur u lind, ajo peshonte 270 gramë, apo siç është bërë një krahasim, ajo peshonte sa dy Iphone-a.

Muajt në vazhdim, ajo i kaloi në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.
XS
SM
MD
LG