Ndërlidhjet

Italia ndihmon Libinë në mbrojtjen e kufijve


Italia do t’u ndihmojë autoriteteve të Libisë për t’i mbojtur kufijtë e vendit me Afrikën e Veriut dhe objektet e naftës, tha sot kryeministri libian, Abdurrahim al-Keib.

Në një konferencë të përbashkët për media në Tripoli me kryeministrin italian, Mario Monti, Keib tha se ministrat e mbrojtjes së të dyja vendeve e kanë nënshkruar një letër që ka të bëjë me krijimin e një sistemi për t’i kontrolluar kufijtë, të menaxhuar nga Libia.

Ai shtoi se letra pohon sovranitetin e Libisë dhe se trupat italiane nuk do të jenë të pranishme.
XS
SM
MD
LG