Ndërlidhjet

logo-print

Të paktën 13 të vrarë në Afganistan


Zyrtarët afganë thonë se të paktën 13 njerëz janë vrarë sot në lokacione të ndryshme të vendit.

Pesë policë kufitarë afganë u vranë kur vetura e tyre u zu në pritë në distriktin Gulran të provincës Hirat në Afganistanin perëndimor.

Nga ana tjetër, në një lokacion tjetër, një ushtar i NATO-s ndërroi jetë nga një sulm i kryengritësve në Afganistanin jugor, ndërsa tre civilë vdiqën kur kamioni i tyre hasi në një bombë të vendosur në rrugë, në provincën Helmand.

Ndërkohë, në juglindje të Afganistanit, forcat e sigurisë afgane dhe të NATO-s vranë katër sulmues, që po bënin përpjekje ta qëllonin zyrën e shefit të distriktit Barmal, në provincën Paktika.
XS
SM
MD
LG