Ndërlidhjet

Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Kroaci


Policia është përleshur sot me një grup të protestuesve nacionalistë, që u përpoqën ta largonin një flamur të BE-së, në prag të referendumit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Përleshja ndodhi në fund të një tubimi protestues, që mblodhi rreth 1000 njerëz, shumica prej të cilëve veteranë të luftës dhe protestues të krahut të djathtë, të cilët kundërshtojnë antarësimin e Kroacisë në BE.

Disa njerëz janë plagosur, ndërsa policia ka arrestuar të paktën tre protestues.

Incidenti i sotëm i rritë tensionet para referendumit të së dielës, kur kroatët pritet të përgjigjen në pyetjen: “A e përkrahni antarësimin e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian?”

Kroacia e ka nënshkruar traktatin e pranimit me BE-në vitin e kaluar dhe pritet t’i bashkohet bllokut prej 27 vendeve anëtare në korrik të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG