Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Vëllazëria Myslimane fituese e rreth 50 përqind të ulëseve


Komisioni zgjedhor i Egjiptit thotë se Vëllazëria Myslimane i ka fituar 47 përqind të ulëseve në Parlamentin Egjiptian.

Gjatë zbulimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, komisioni tha se Partia për Liri dhe Drejtësi i ka fituar 235 ulëse në Parlamentin e ri.

Ultra-konservativët salafistë të partisë Al Nur janë renditur në vendin e dytë, me 121 ulëse, apo me rreth 25 përqind, përderisa liberalët e partisë Ëafad kanë fituar gati 9 përqind të ulësve.

Zgjedhjet parlamentare në Egjipt janë të parat që nga rrëzimi i ish-presidentit, Hosni Mubarak, në shkurt të vitit të kaluar..

Procesi i zgjedhjeve filloi në nëntor të vitit të kaluar dhe u mbajt në tri faza.
XS
SM
MD
LG