Ndërlidhjet

Gjendet edhe një trup i vdekur në anijen italiane


Garda Bregdetare Italiane ka gjetur sot trupin e një femre në bordin e anijes italiane të udhëtimit, e cila u fundos javën e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

Komandanti i Gardës Bregdetare, Kosimo Nikastro i tha agjencisë së lajmeve, AP, se trupi i viktimës, që kishte të veshur një xhaketë shpëtimi, është gjetur në një korridor të ngushtë, në afërsi të një pike evakuimi, në pjesën e pasme të anijes.

Trupi i viktimës është sjellë në Gjilio, ishullin e Toskanës, ku ndodhi tragjedia më 14 janar.

Edhe 20 njerëz ende konsiderohen të humbur.
XS
SM
MD
LG