Ndërlidhjet

Opozita siriane: Liga Arabe ta paraqesë Sirinë në OKB


Opozita kryesore, Këshilli Kombëtar Sirian, i ka paraqitur Ligës Arabe një kërkesë formale që ta referojë krizën siriane në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot zëdhënësja e grupit, Basma ElKadamni, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Grupet e opozitës siriane kanë bërë thirrje edhe në të kaluarën që rasti i Sirisë të referohet në Këshill të Sigurimit, por nuk i kanë bërë deri më tani kërkesë formale trupit arab me 22 vende anëtare.
XS
SM
MD
LG