Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë irakianë


Katër ushtarë irakianë janë vrarë sot në një sulm, në ish-bastionin e kryengritësve në perëndim të Fallujahut, njofton qendra e sigurisë rajonale.

Sulmi ndodhi në një pikë kontrolli në afërsi të një parku publik në qendër të qytetit, 60 km në perëndim të kryeqytetit.

Bëhet e ditur se gjashtë njerëz të armatosur sulmuan pikën e kontrollit me dy vetura dhe vranë të katër ushtarët.

Niveli i dhunës në këtë provincë ka rënë në mënyrë drastike, megjithatë, kjo ndodhi pasi militantët sunitë u rreshtuan me forcat amerikane në fund të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG