Ndërlidhjet

logo-print

Gingriç fiton në Karolinën e Jugut


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nut Gingriç e ka fituar garën në Karolinën e Jugut.

Votuesit e Partisë Republikane në shtetin jugor amerikan dolën dje për të votuar për të zgjedhurin e tyre, i cili mund të jetë një hap më afër garës për ta sfiduar presidentin e tanishëm amerikan, Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Rezultatet preliminare tregojnë se Gringriç fitoi me 40 përqind, i ndjekur nga Mit Romni, i cili konsiderohej favorit edhe për garën në këtë shtet. Ai fitoi 28 përqind të votave.

Fitorja e Gingriç shënon një kthesë dramatike, pas fitoreve të Romnit në dy garat e mëhershme në Ajoua dhe Nju Hempshir.
XS
SM
MD
LG