Ndërlidhjet

Kroatët votojnë sot në referendumin për anëtarësimin në BE


Kroatët votojnë sot lidhur me atë se a dëshirojnë që vendi i tyre t’i bashkohet Bashkimit Evropian në vitin 2013.

Sondazhet sugjerojnë se shumica e kroatëve do të votojnë “pro” bashkimit të vendit në BE.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq i inkurajoi dje të gjithë kroatët që të marrin pjesë në referendum, duke thënë se pranimi në BE do tu ofrojë të gjithë kroatëve siguri.

Por rreth 1000 kundërshtarë të anëtarësimit të Kroacisë në BE protestuan dje në Zagreb, duke u përleshur më vonë me policinë. Protestuesit, shumica prej të cilëve nacionalistë, veteranë të luftës e protestues të krahut të djathtë, provuan ta largonin një flamur të Bashkimit Evropian.

Policia arrestoi tre persona, ndërsa njoftohet se disa protestues janë lënduar.

Vitin e kaluar Kroacia nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Evropian për t’u bërë vendi i 28-të anëtar i këtij blloku, në korrik të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG