Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Iraku drejt një shteti policor


Organizata Human Rights Watch ka paralajmëruar se Iraku po bie sërish në autoritarizëm dhe së është duke shkuar në drejtim të bërjes shtet policor, pavarësisht deklaratave të Uashingtonit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar në zhvillimin e demokracisë atje.

Kritikat nga grupi Nju Jorkez për të drejta vjen një muaj pasi forcat amerikane e përfunduan tërheqjen e trupave nga Iraku, duke ua lënë në dorë sigurinë forcave irakiane, pas më shumë se nëntë vjetësh sundimi.

Në një deklaratë, të shoqëruar nga raporti vjetor, Human Rights Watch thotë se: “Pavarësisht sigurimit nga qeveria amerikane se ka ndihmuar në krijimin e një demokracie stabile, realiteti është se ka lënë prapa një shtet policor”, thuhet ndër të tjera në raportin më të ri të Human Rights Watch.
XS
SM
MD
LG