Ndërlidhjet

Kroatët votuan në referendumin për anëtarësim në BE


Referendum për pranimin e Kroacisë në BE
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Kroatët kanë votuar të dielën në një referendum për anëtarësimin e vendit në BE, me shpresën dhe optimizmin e liderëve të vendit se shumica e qytetarëve kanë votuar “pro” bashkimit të vendit me bllokun prej 27 vendeve anëtare.

Pavarësisht krizës serioze ekonomike brenda bllokut, sondazhet në Kroaci sugjerojnë se rreth 60 për qind të qytetarëve e mbështesin hyrjen në BE, ndërsa edhe shumica e partive politike në vend janë në favor të kësaj ideje.

Por, nga ana tjetër kundërshtarët e anëtarësimit i frikësohen humbjes së sovranitetit dhe identitetit kombëtar.

Një përgjigje pozitive nga votimi i sotëm do t’i hapte rrugën Kroacisë që zyrtarisht t’i bashkohej bllokut në vitin 2013.(v.k.)
XS
SM
MD
LG