Ndërlidhjet

VV fton policinë të mos e pengojë protestën


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kontrolluar shumë qytetarë që kanë marrë rrugën për në Merdare dhe në Dhe të Bardhë, në protestën e kësaj lëvizjeje që synon “bllokimin e hyrjes së Serbisë në Kosovë”.

“Po ashtu, janë ndaluar dhe kthyer për në Morinë dy autobusë me aktivistë e mbështetës nga Shqipëria me pretekstin se vozitësit e autobusëve nuk kanë certifikatë mjekësore. Me këtë rast janë arrestuar tre persona: Elvis Hoxha, Boiken Abazi dhe Ermir Harulla”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Lëvizjeje.

“Ne i bëjmë thirrje policisë që të mos na bllokojnë neve dhe protestën tonë paqësore në mbrojtje të Republikës”, vlerëson VV, e cila njofton se në protestën e sotme po shënohet “një pjesëmarrje masive”.
XS
SM
MD
LG