Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë trazirat në Bahrejn


Ka shpërthyer dhuna ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bahrejn.

Raportet thonë se forcat e sigurisë janë përleshur me personat që po merrnin pjesë në një funeral në Muharraq, në veri të kryeqytetit Manama.

Pjesëmarrësit në funeral thonë se 24 vjeçari Jusuf Muvali ndërroi jetë përderisa ishte në paraburgim, gjë që mohohet nga autoritetet.

Përleshjet lanë disa persona të plagosur dhe shumë vetura të dëmtuara. Gjitashtu raportohet se përleshje ka pasur edhe dje në disa zona në ishullin e vogël të Gjirit, pas kërkesave të protestuesve për lirimin e të bugorsurve politikë.
XS
SM
MD
LG