Ndërlidhjet

Policia: Situatë e qetë



Policia e Kosovës ka njoftuar se deri më tash nuk është regjistruar asnjë incident në të dy rrugët magjistralet që çojnë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, në të cilat njëra korsi është bllokuar nga protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në protestën, që synon bllokimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

“Deri më tani nga ana e protestuesve është bllokuar njëra korsi e magjistrales dhe mund të themi se situata është e qetë duke mos u evidentuar asnjë incident”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se varësisht nga ndryshimi i stuatës, “Policia e Kosovës veprimet e veta do t’i ndërmarrë konform procedurave dhe autorizimeve ligjore”.

Kelani nuk ka konfirmuar njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje se në kufirin me Shqipërinë është ndaluar një autobus dhe se katër mbështetës shqiptarë të Vetëvendosjes janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG