Ndërlidhjet

AAK apelon për qetësi


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje për qetësi gjatë protestës së sotme në dy dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdare.

“AAK shpreson që protesta, si e drejtë e patjetërsueshme qytetare, të jetë e qetë dhe pa incidente dhe, në të njëjtën kohë, shpreson që sot të mos përsëriten, si në javën e kaluar, skenat e njëjta të dhunës mbi protestuesit, të cilët janë qytetarë të Kosovës”, thuhet në një njoftim të ëksja partie parlamentare opozitare.

AAK konsideron se “vendimet e dala nga institucionet tona duhet të implementohen, po ashtu, nga institucionet e Kosovës dhe brenda tyre, sepse ato janë të obliguara për këtë”.

“AAK konsideron se dalja në rrugë dhe bllokimi i jetës nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, por, në të njëjtën kohë, AAK konsideron se është e papranueshme dhuna e ushtruar pa asnjë arsye mbi cilindo protestues, qytetar të Kosovës”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG