Ndërlidhjet

Protesta në Moldavi


Mijëra njerëz kanë protestuar sot kundër qeverisë moldave, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe kushte më të mira të jetesës në Moldavi.

Protesta vjen para referendumit të planifikuar nga qeveria, në përpjekje për ta ndryshuar kushtetutën e Moldavisë, duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e presidentit. Sipas Kushtetutës ekzistuese, parlamenti zgjedhë presidentin me 61 vota.

Protesta e sotme është organizuar nga Komiteti për Mbrojtje të Kushtetutës, një grup që përbëhet nga disa parti opozitare.

Partia Komuniste, që është forca më e madhe opozitare në parlament, nuk mori pjesë në protestën e sotme. Por lideri i saj, Vlladimir Voronin, lajmëroi për një numër protestash të radhës në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG