Ndërlidhjet

Pas protestave të studentëve, jep dorëheqje një lider në Libi


Zëvendës kryetari i Këshillit Transitor Kombëtar në Siri, Abdel Hafiz Goga tha sot se ai po jepte dorëheqje, pas një varg protestash në vend.

Goga i tha televizionit Al Jazeera se dorëheqja e tij është në të mirën e vendit dhe se një gjë e tillë duhet të bëhet në këtë fazë.

Rreth 4000 studentë të Libisë mbajtën sot një protestë para një universiteti në Bengazi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij.

Protestuesit e kanë akuzuar Gogën për oportunizëm, për shkak të tradhëtisë së tij të vonuar ndaj regjimit të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG