Ndërlidhjet

Nëntë të vrarë në Irak


Burimet mjekësore dhe të sigurisë thonë se të paktën nëntë persona janë vrarë sot në Irak, në tri lokacione të ndryshme.

Dy policë dhe dy kryengritës u vranë nga përleshjet në qytetin Bakuba, 57 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Një agjenci irakiane e lajmeve ka bërë të ditur se katër pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur, të panjohur, në një pikë kontrolli në qytetin perëndimor Faluja.

Ndërkohë, një person tjetër është vrarë dhe tri femra janë plagosur, kur një bombë e vendosur në një veturë shpërtheu në qytetin verior të Mosulit, njoftojnë forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG