Ndërlidhjet

Numri i të vrarëve në Nigeri, 150


Një dokument i brendshëm i Kryqit të Kuq, i siguruar nga një reporter i agjencisë së lajmeve, AP, tregon se të paktën 150 persona u vranë dje në një varg sulmesh të koordinuara në pjesë të ndryshme të Nigerisë.

Një zëdhënës i Qendrës Spitalore, Murtaka Muhamed, në Kano, mohoi që të jepte komente sot rreth numrit të viktimave.

Përgjegjëinë për sulmet e ka marrë grupi radikal islamik i Boko Haramit.

Presidenti i vendit, Gudllak Xhonathën ka arritur pasditen e sotme në Kano, për t’i shprehur ngushëllimet e tij për viktimat.
XS
SM
MD
LG