Ndërlidhjet

Arrestohet një person te Dheu i Bardhë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili thuhet se ka dëmtuar një veturë që ishte në qarkullim rrugor.

“Lidhur me protestën qe është duke u mbajtur sot ne lokacionin në rrugën qe shpie në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhe policia ka arrestuar një person me dyshim e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dëmtim i pronës se luajtshme”, pasi që i njëjti ka dëmtuar një veturë që ishte në qarkullim rrugor”, thuhet në një njoftim të policisë.

Personi i arrestuar është G. K., i lindur më 1990, dhe është shoqëruar në stacionin policor në Kamenice, ku i caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Policia tha se “gjatë kontrollimit të personit të dyshuar i janë gjetur me vete një palë pranga dhe një shufër metalike, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale që do të procedohen me lëndën për gjykatë”.

Në afërsi të pikë-kalimit kufitar Dheu i Bardhë po zhvillohen protesta të thirrura nga lëvizja Vetëvendosje, që synojnë bllokimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG